Një alarm është dhënë në Paris për shkak të shpërthimeve të forta në një pallat të lartë në lagjen 13 të kryeqytetit francez. Ngjarja i atribuohet shpërthimit të bombolave të gazit në çatinë e një pallati 6 katësh, sipas policisë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Forca të shumta zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa për arsye sigurie janë pezulluar përkohësisht shërbimet e tramvajit dhe metrosë në zonën e Port d’Ivry.
Videot e publikuara në mediat franceze kapin momentin e shpërthimeve që tronditën lagjen dhe u ndjenë disa kilometra larg.