Katër partitë e koalicionit qeverisës në Holandë, të udhëhequra nga kryeministri Dick Schoof, thanë se do ta përmbushin premtimin për të siguruar një klauzolë brenda Bashkimit Evropian për çështjen e azilit.
Kërkesa i është dorëzuar Komisionit Evropian, ku kërkohet që të ketë përjashtim nga sistemi i migracionit dhe azilit të BE-së, si një lëvizje e paprecedentë nga një shtet anëtar.
“Ne duhet të jemi përgjegjës për politikat tona mbi azilin”, ka deklaruar Marjolein Faber, ministri holandez për çështje azili dhe emigracioni. Faber, anëtar i Partisë së Lirisë, së ekstremit të djathtë, që udhëhiqet nga Geert Wilders, u përgëzua për nismën.
“Faberi bën historinë”, ka shkruar Wilders të mërkurën.
Autoritetet holandeze kanë thënë se nëpërmjet kësaj nisme synohet të zvogëlohet në mënyrë drastike vëllimi i migrimit ilegale në Holandë.