Moti i keq bën “kërdinë” në Evropën Qendrore dhe Lindore, shkon në 23 numri i viktimave

Evropë

Moti i keq bën “kërdinë” në Evropën Qendrore dhe Lindore, shkon në 23 numri i viktimave

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Shkon në 23 numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Boris në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Ndërkohë Republika Çeke, një nga vendet më të prekura nga përmbytjet, njofton për një viktimë të katërt në vend. Që nga java e kaluar, erërat e forta dhe shirat e dendur kanë goditi shtetet si Austria, Polonia dhe Rumania.

Në Çeki, tetë persona rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve.

Ndërkohë pritet që Itaia të goditet nga stuhia Boris, ku rajoni Emilia-Romagna po përgatitet për efektet e 100-150 mm shi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat