​Gjermania vazhdon praninë e saj ushtarake në Irak

Evropë

​Gjermania vazhdon praninë e saj ushtarake në Irak

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 20:48
Ilustrim

Gjermania ka vendosur të zgjasë praninë e saj ushtarake në Irak deri në fund të janarit 2026.

Duke shpallur vendimin, zëvendës zëdhënësi i qeverisë Wolfgang Buchner tha se misioni ushtarak gjerman në Irak synon të ndihmojë forcat irakiane të sigurisë në luftën e tyre kundër grupit terrorist Daesh/ISIS dhe në sigurimin e stabilitetit në vend.

Duke vënë në dukje se vendimi i Berlinit erdhi me kërkesë të qeverisë irakiane, ai tha se Gjermania do të vazhdojë të kontribuojë në misionin e NATO-s në Irak dhe në Task Forcën e Përbashkët të Kombinuar të udhëhequr nga SHBA - Operacioni Inherent Resolve kundër Daesh/ISIS ose cilindo mision sigurie që do të merrte përsipër në të ardhmen.

Parlamenti gjerman pritet të diskutojë dhe ratifikojë vendimin javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat