Një mësues në Akademinë e Parisit arrestohet për ngacmim të dyshuar sek*sual...

Evropë

Një mësues në Akademinë e Parisit arrestohet për ngacmim të dyshuar sek*sual...

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një zbulim tronditës është bërë të mërkurën (18/9) nga stacioni francez "Radio Monte Carlo" (RMC), duke bërë të ditur se një nga mësuesit në shkollën që është pjesë e qendrës së trajnimit dhe Akademisë së Paris Saint Germain, është arrestuar pas akuzave të supozuara për ngacmim seksual të fëmijëve të akademisë!

Mësuesi 27-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht fëmijët në mënyra të ndryshme (ka raportime për puthje në qafë), ndërsa siç e ka regjistruar RMC ndër të tjera ka kërkuar nga fëmijët foto dhe video përmes rrjeteve sociale.

Mësuesi në fjalë i Akademisë së Parisit është dërguar tashmë në një gjykatë lokale, ku ka pranuar veprimet e tij, ndërsa një gjyq është planifikuar të zhvillohet në fund të janarit 2025.

“Sapo u informua, klubi mori menjëherë të gjitha masat e nevojshme”, tha Paris Saint-Germain në një deklaratë për RMC.

“Mësuesi me kohë të pjesshme është pezulluar dhe pa vonesë janë njoftuar organet përkatëse, duke marrë menjëherë çështjen. Mbrojtja e integritetit të sportistëve ka qenë dhe mbetet gjithmonë një prioritet absolut për Paris Saint-Germain.”

27-vjeçari referohet në gjykatën penale të Versajës për korrupsion të të miturve, siç raportojnë mediat franceze. Seanca është caktuar për 31 janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat