Moti i keq zhvendoset drejt Britanisë dhe Uellsit, paralajmërohet për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Evropë

Moti i keq zhvendoset drejt Britanisë dhe Uellsit, paralajmërohet për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 18:37
Ilustrim

Pasi moti i keq bëri ‘kërdinë’ në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, pritet që të zhvendoset drejt Britanisë së Madhe dhe Uellsit.

Shërbimi meteorologjik Met Office paralajmëron për stuhi dhe reshje të dendura të shiu.

Për pasojë pritet ndërprerje e energjisë elektrike, si dhe përmbytje të rrugëve.

Britania do të jetë në alarm deri ditën e shtunë, thekson shërbimi meteorologjik i motit. Deri më tani nuk pritet të ketë anulim të fluturimeve apo të udhëtimeve me metro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat