E dhimbshme/ I ra statuja nga ballkoni në kokë, vdes tragjikisht 30 vjeçarja në Itali

Evropë

E dhimbshme/ I ra statuja nga ballkoni në kokë, vdes tragjikisht 30 vjeçarja në Itali

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 08:52
Incidenti ndodhi në zonën e njohur Quartieri Spagnoli

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Napoli, ku një turiste 30-vjeçare nga Padova, humbi jetën pasi u godit nga një statujë që ra nga një ballkon.

Incidenti ndodhi në zonën e njohur Quartieri Spagnoli, teksa gruaja po kalonte poshtë ballkonit të një ndërtese. Pasi u godit në kokë, ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë.

Sipas burimeve lokale, autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit, përfshirë një video që sugjeron se statuja mund të jetë hedhur nga dy fëmijë që ishin në ballkonin e shtëpisë së tyre në momentin e ngjarjes.

Hetimet përfshijnë prindërit e fëmijëve, të cilët janë nën shqyrtim për përgjegjësinë e tyre në këtë ngjarje tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat