Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Napoli, ku një turiste 30-vjeçare nga Padova, humbi jetën pasi u godit nga një statujë që ra nga një ballkon.
Incidenti ndodhi në zonën e njohur Quartieri Spagnoli, teksa gruaja po kalonte poshtë ballkonit të një ndërtese. Pasi u godit në kokë, ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë.
Sipas burimeve lokale, autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit, përfshirë një video që sugjeron se statuja mund të jetë hedhur nga dy fëmijë që ishin në ballkonin e shtëpisë së tyre në momentin e ngjarjes.
Hetimet përfshijnë prindërit e fëmijëve, të cilët janë nën shqyrtim për përgjegjësinë e tyre në këtë ngjarje tragjike.