Tronditëse/ Vrau dhe groposi dy foshnjet e saj, bie në pranga e ëma, detajet e krimit makabër

Evropë

Tronditëse/ Vrau dhe groposi dy foshnjet e saj, bie në pranga e ëma, detajet e krimit makabër

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 13:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Studentja 23-vjeçare e akuzuar për vrasjen dhe varrosjen e dy fëmijëve të saj të porsalindur jashtë Parmës në Italinë Veriore është arrestuar mëngjesin e sotëm . E reja akuzohet për vrasje dhe fshehje të trupave.

Provat vendimtare për ta akuzuar atë erdhën nga një test i ADN-së, të cilit i është nënshtruar vrasësja e fëmijëve.

Sipas dëshmive të deritanishme, fëmijën e parë ajo e ka sjellë në jetë dhe e ka vrarë një vit më parë, ndërsa vrasjen e fëmijës së dytë karabinierët e kanë zbuluar më 8 gusht të këtij viti.

Ajo i kishte futur në qese plastike dhe i kishte varrosur në kopshtin e saj familjar, në Traversetolo, pranë Parmës.

As prindërit dhe as i fejuari i saj, gjithashtu njëzet e tre vjeç, nuk e dinin që ajo ishte shtatzënë. Tashmë prokurorët duan të konstatojnë nëse vërtet nuk ka asnjë bashkëpunëtor që, drejtpërdrejt apo tërthorazi, mund të ketë ndihmuar autoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat