Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Evropë

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 19:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stuhive në Itali. Më e prekur është zona e Emilia Romagna, ku vijon ende alarmi i kuq ndërsa nesër do të mblidhet Këshilli i Ministrave për të miratuar gjendjen e jashtëzakonshme për këtë rajon pas kërkesës së guvernatores Irene Priolo. Në një lidhje për Ditarin e Bruna Çifligut, gazetarja Alba Kepi në Itali ka dhënë detaje mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq.

Sipas saj bilanci aktual është për 1 të zhdukur, mbi 1500 të evakuuar dhe 1 mijë operacione kërkim-shpëtimi, ndërsa qeveria Meloni ka akorduar 20 milionë euro për banorët e goditur nga përmbytjet.

Qeveria Meloni ka pritur mbledhjen e qeverisë se do lëvrojë 20 mln euro për banorët e goditur nga përmbytjet. 1 person të zhdukur, 1 mijë operacione kërkim shpëtimi nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile, mbi 1500 banorë të evakuuar dhe guvernatorja e Emilia Romagna do të dorëzojë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Është një zonë me alarm të kuq”.

Përveç Emilia Romagna-s, situatë problematike tha Kepi është edhe në Marches, Toskana dhe Ravena.

Fryrje e lumenjve dhe dalje nga shtrati rajoni Emilia Romagna, është i dyti pas Lombardisë për këtë problematikë. Mjafton reshje shiu dhe të kemi përmbytje të tillë të lumenjve. Në komunat periferike kanë pasur probleme fermat, sipërmarrjet e vogla e të mesme që janë pranë lumenjve apo zonave kodrinore. Në qytete më të mëdha situata nuk është e tillë”, u shpreh gazetarja për A2.

Një situatë e tillë, sipas gazetares kepi ka ngritur polemika dhe debat politik mes qeverisë qëndrore dhe asaj lokale.

“Një situatë e tillë ka ngritur polemika edhe debate të forta politike. Qeveria i kërkon llogari qeverisë lokale se ku i ka çuar 500 milionë euro, nga ana tjetër qeveria lokale përgjigjet se ato para nuk mjaftuan për të normalizuar sistemin e menaxhimeve publike. Është aktivizuar protokolli i emergjencave”, tha Kepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat