Pasagjerit i ndodh e papritura sapo hap ushqimin, avioni bën ulje emergjente

Evropë

Pasagjerit i ndodh e papritura sapo hap ushqimin, avioni bën ulje emergjente

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga fluturimet e saj duhej të bënte një ulje emergjente pasi një mi doli nga vakti i një pasagjeri gjatë fluturimit të mërkurën.

Avioni po udhëtonte nga kryeqyteti i Norvegjisë Oslo, për në qytetin spanjoll Malaga dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente në Kopenhagë të Danimarkës.

Devijimi ishte në përputhje me procedurat e kompanisë pasi “turisti me gëzof” përbënte një rrezik sigurie, tha zëdhënësi i linjës ajrore Oystein Schmidt.

Pasagjerët në fluturim u dërguan më vonë në Malaga me një avion tjetër.

Linjat ajrore zakonisht kanë kufizime të rrepta që përfshijnë brejtësit në aeroplanë në mënyrë që të parandalojnë përtypjen e instalimeve elektrike.

“Besojeni apo jo. Një zonjë pranë meje këtu në SAS hapi ushqimin dhe jashtë doli një mi. Tani ne jemi kthyer dhe kemi zbritur në aeroportin e Kopenhagës për ndryshime fluturimi,” shkroi një pasagjer, Jarle Borrestad, në Facebook.

Ai postoi komentin krahas emoji-ve duke qeshur dhe një foto të tij duke buzëqeshur ndërsa ishte ulur pranë dy femrave.

Ky është incidenti i dytë i udhëtimit me brejtës brenda një jave.

Një shërbim treni në Anglinë jugore duhej të ndërpritej në mes të udhëtimit pasi dy ketra hipën në një vagon dhe njëri refuzoi të zbriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat