Portugalia mban zi kombëtare për humbjen e shtatë personave nga zjarret që kanë djegur 119 mijë hektarë tokë
Në mesin e viktimave janë tre punonjës të shërbimit zjarrfikës. Liga portugeze e futbollit në bashkëpunim me organizata të ndryshme vendosi që për çdo gol të shënuar në ndeshjen e 6-të ligës, do të mbillen 200 pemë.
Liga u bën thirrje qytetarëve që të mbledhin ushqime, veshje dhe mjete higjienike për zjarrfikësit dhe të prekurit nga zjarret.
Para fillimit të ndeshjes së ardhshme do të mbahet edhe një minutë heshtje për viktimat, ndërsa në qendër të fushës do të vendoset një helmetë zjarrfikës. Po ashtu kapitenët e skuadrave do të futen në fushë të veshur me uniformat e zjarrfikësve.