Hill: Serbia ka shumë miq dhe dua të besoj se SHBA është mes tyre

Evropë

Hill: Serbia ka shumë miq dhe dua të besoj se SHBA është mes tyre

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 13:11
Christopher Hill

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, përgjatë vizitës së komandantit të Gardës së Ohajos në Serbi, ka folur për raportin në mes të Serbisë dhe SHBA-së.

Hill ka thënë se Serbia dhe SHBA s’bien dakord për gjithçka, por se të dy palët duan të punojnë në përmirësimin e bashkëpunimit.

Hill, siç shkruan Zëri i Amerikës, ka thënë se pavarësisht se në të kaluarën ka pasur ditë kur Serbia ka qëndruar e vetme, sot nuk është më vetëm, ka shumë miq dhe se dëshiron të besojnë se SHBA është mes tyre.

“Serbia nuk ka një mik më të madh se Garda Kombëtare e Ohajos”, ka thënë Hill.

Siç tha edhe ambasadori amerikan, nënshkrimi i marrëveshjes strategjike energjetike ndërmjet Serbisë dhe Amerikës është shembull se çfarë mund dhe duan të bëjnë të dy vendet në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat