Mali i Zi, dhuna në familje e roli i shoqërisë dhe institucioneve

Evropë

Mali i Zi, dhuna në familje e roli i shoqërisë dhe institucioneve

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 17:29
“Së bashku deri në zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave”

Në tryezën me temën “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave”, organizuar nga shoqatat për mbrojtjes e të drejtave të gruas dhe fëmijëve, u theksua se në Mal të Zi është rritur dhuna ndaj grave duke shkaktuar pasoja të rënda dhe afatgjate si për viktimat ashtu edhe për shoqërinë në tërësi.

Në Mal të Zi është shtuar dhuna ndaj gruas dhe familjes duke shkaktuar pasoja të rënda dhe afatgjatw si për viktimat ashtu edhe për shoqërinë në tërësi u tha në tryezën me temën “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave” organizuar nga shoqata "SOS telefoni" në Ulqin.

Drejtoresha e kësaj organizate Hatixhe Nelaj tha se dhuna ndaj gruas dhe familjes shënoi një rritje të dukshme edhe në Komunën e Ulqinit ku viktima, në shumicën e rasteve, janë vajzat e një moshe të re.

Drejtoresha e përgjithshme e organizatës "SOS telefoni" në Podgoricë, zonja Bilana Zekoviq, vë në dukje, se në Mal të Zi regjistrohen mijëra raste të dhunës ndaj gruas në vit ku mungesa e mekanizmave të mbrojtjes i mban ato brenda rrethit vicioz të dhunës.

“Sikur sistemi dhe institucionet të jenë më efikase dhe të reagojnë në masën e duhur ndaj dhunës në familje, atherë edhe dhuna do të pakësohej dhe nuk do të mbetej në rrethin vicioz”, tha zonja Zekoviq.

Zonja Zekoviq beson se roli i medias në rritjen vetëdijes së shoqërisë është i veçantë dhe se mediat duhet t'i shërbejnë partneritet jo vetëm me shoqërinë civile, por edhe me institucionet.

Në tryezën “Së bashku deri në zero tolerancë ndaj dhunës” u tha se në shtetin e vogël të Malit të Zi, vetëm gjatë vititi 2023 janë regjistruar 454 vepra penale në dëm të 517 viktimave dhe janë paraqitur 1.562 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje ndaj 1313 autorëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat