Goditet një depo armësh në Rusi, Zelensky kërkon të përdorë armën amerikane kundër Putin

Evropë

Goditet një depo armësh në Rusi, Zelensky kërkon të përdorë armën amerikane kundër Putin

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Lufta prek gjithnjë e më shumë tokën ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi se forcat e Kievit goditën dy depo ushtarake ruse që përmbanin “mijëra tonë municione”.

Kemi goditur arsenalin e Tikhoretsk në Krasnodar”, njofton Shtabi i Përgjithshëm, duke e quajtur magazinën “një nga tre depot më të mëdha të municioneve të pushtuesve dhe është një nga më të rëndësishmet në sistemin logjistik të trupave ruse”.

Në momentin e sulmit “një tren ishte i pranishëm për të dërguar të paktën 2 mijë ton municione, gjithashtu nga Koreja e Veriut”, raporton The Economic.

Gjithashtu Kievi pretendon se ka shënjestruar një depo armësh në rajonin Tver. Kjo vjen në një kohë, kur Ukraina ende nuk ka marrë dritën jeshile për përdorimin e armëve të perëndimit kundër territorit të Rusisë.

“Ne kemi armë me rreze të gjatë në dispozicion”, por “as Amerika dhe as Britania e Madhe nuk na dhanë leje t’i përdorim këto armë në territorin e Rusisë, për çfarëdo qëllimi dhe në çdo distance”.

Këtë e tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur para gazetarëve. Ai njoftoi dhe një propozim paqeje. Ukraina ka përgatitur tre pika të planit, të cilat do të përbëjnë bazën për të “biseduar në çdo format me Rusinë”.

Ndërkohë, tashmë janë zhvilluar takime online me palën ruse. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës, shkruan media “Interfax-Ukraine”. Sipas Zelensky, plani i plotë do të jetë gati në nëntor. Në të njëjtën kohë, presidenti beson se aktualisht Federata Ruse dëshiron “thjesht të vazhdojë luftën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat