Pamjet satelitore tregojnë pasojat e sulmit shkatërrues me dronë në Rusi

Evropë

Pamjet satelitore tregojnë pasojat e sulmit shkatërrues me dronë në Rusi

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 20:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamjet satelitore kanë zbuluar rrënimin që e ka shkaktuar një sulm i madh ukrainas me dronë në një depo të rëndësishme të armëve rreth 400 kilometra në perëndimit të kryeqytetit të Rusisë, Moskë.

Fotografitë shfaqin tymin që mbulon pjesë të mëdha të territorit mbi qytezën Toropets në rajonin Tver, ku ndodhen dy baza ushtarake, pak orë pas sulmit të mëngjesit të 18 shtatorit.

Burime të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) thanë se sulmi “e zhduku depon nga faqja e dheut”.

Pamje të tjera të xhiruara nga kompania e teknologjisë hapësinore, Maxar, tregojnë se sulmi me mbi 100 dronë la shtëllunga tymi dhe zjarre në vendndodhjen e depos, e cila përdorej për të ruajtur raketa, bomba dhe municione të tjera.

Sensorët vërejtën aktivitet sizmik të ngjashëm me atë të një tërmeti të vogël dhe satelitet e NASA-s nxorën burime të nxehtësisë që sugjeruan se 14 kilometra katrorë territor u prekën nga zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat