​Mbyllet fabrika 334-vjeçare gjermane e birrës

Evropë

​Mbyllet fabrika 334-vjeçare gjermane e birrës

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Gasthaus Schlössle ka prodhuar birrën e vet qe nga viti 1690, duke e bërë atë një nga fabrikat më të vjetra të birrës në Bavari.

Në fund të dhjetorit, kjo do të merr fund dhe fabrika e birrës nga Neu-Ulm nuk do të jetë më në treg.

Bashkëpronarja e fabrikës Christa Zoller ka shpjeguar për gazetën “Bild” se konsumi i birrës po bie për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë.

"Ne kemi pasur humbje me biznesin e birrës që dhjetë vjet," ka thënë Zoller duke shtuar se prodhimi i birrës tani arrin në 100 mijë litra teksa katër vjet më herët kjo sasi ishte 150 mijë.

Një komplet me 12 shishe birrë Märzen kushton 13.50 euro, por sipas Christa Zoller kjo nuk mjafton.

“Çmimi duhej të ishte pothuajse dy herë më i lartë, atëherë ne mund të shpenzonim përsëri para për sisteme të reja, por kjo nuk mund të arrihet në treg,” ka thënë ajo duke shtuar se burokracia "po ua vështirëson jetën" prodhuesve të birrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat