​Zgjedhjet për Brandenburg, garë e ngushtë SPD - AfD

Evropë

​Zgjedhjet për Brandenburg, garë e ngushtë SPD - AfD

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 19:13
Alternativa për Gjermaninë (AfD)

Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë të Gjermanisë është në garë të ngushtë me Socialdemokratët (SPD) në zgjedhjet e sotme për landin Brandenburg, sipas sondazheve të daljes.

Partia Socialdemokrate (SPD) e kancelarit Olaf Scholz u parashikohet të fitojë 31.2% - 29.9% të votave, sipas sondazheve të daljes nga transmetuesi publik ARD.

AfD kundër emigrantëve parashikohet të del e dyta duke rritur numrin e votave me më shumë se 6 pikë përqindjeje në 29.9%, që tregon rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë në Brandenburg.

Partia populiste e sapoformuar e krahut të majtë, Bundnis Sahra Wagenknecht (BSW), pritet të fitojë rreth 12% dhe të bëhet grupi i tretë më i madh në parlamentin e landit gjerman.

Sondazhet e daljes treguan se shumica e votuesve ishin të shqetësuar për mirëqenien e tyre ekonomike dhe po kërkonin masa më të forta nga autoritetet për të ndaluar migrimin e parregullt dhe për të adresuar kërcënimet e sigurisë së brendshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat