Moti i keq në Rumani, uji tërhiqet dhe i lë vendin baltës

Evropë

Moti i keq në Rumani, uji tërhiqet dhe i lë vendin baltës

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 20:59
Ilustrim

Shirat e dendura dhe përmbytjet bën ‘kërdinë’ në Rumani, një nga vendet më të prekura nga moti i keq.

Mijëra shtëpi u shkatërruan nga përmbytjet në qarkun e Glatit, duku bërë që të zhvendosen me mijëra banorë të zonës. Qytetet, rrugët dhe urat janë shkatërruar nga moti ekstrem. Ndërkohë që uji është tërhequr, shtëpitë plot me baltë dhe mobiliet e shkatërruara ngelën pas.

Moti i keq preku disa shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, si Italia, Austria, Republika Çeke  dhe Poloni, duke u zhvendosur më pas drejt Britanisë dhe Uellsit.

Të paktën 23 persona humbën jetën nga stuhia Boris në gjithë Evropën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat