Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije do të vizitojë Malin e Zi më 27 dhe 28 shtator.
Porfirije do të qëndrojë në Bijela gjatë atyre ditëve. Informacioni i përmendur është bërë i ditur nga komuna kishtare e KOS të Topaljsko-Hercegovinës.
Arsyeja e vizitës është “festimi i njëmijë vjetorit të altarit dhe dy shekujve nga ndërtimi i kishës së Fjetjes së Shën Mërisë në Bijela”.
Pritja për Porfirio është planifikuar për më 27 shtator dhe më pas do të bëhet shenjtërimi i kryqit në vendin e tempullit të ardhshëm në Bijela, thuhet në njoftim, transmeton Pobjeda nga Podgorica.