Forcat ukrainase depërtojnë në një pjesë tjetër të territorit rus, pamje nga aksioni

Evropë

Forcat ukrainase depërtojnë në një pjesë tjetër të territorit rus, pamje nga aksioni

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Trupat ukrainase nga Brigada e 95-të, kanë arritur të thyejnë linjën mbrojtëse në një pjesë tjetër të kufirit të Rusisë.

Zyra e komunikimit të forcave ajrore ukrainase, kanë njoftuar për një aksion të ri në territorin rus.

“Brigada e 95-të ka thyer një linjë tjetër mbrojtëse në kufirin e Rusisë”, thuhet në kumtesë.

Ky është operacioni i dytë i suksesshëm për të depërtuar në kufirin rus, që nga fillimi i operacionit në rajonin e Kurskut të Federatës Ruse.

Ukrainasit kanë publikuar edhe pamje të këtij aksioni, ku njësitë e tyre kanë goditur rëndë këmbësorinë ruse – duke u hedhur në erë autoblinda dhe ua mësynin rusëve me tanke. Megjithatë, ata nuk kanë zbuluar lokacionin e saktë të këtij aksioni në kufirin e Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat