Pas një rritjeje afatshkurtër në gusht, Euro pëson rënie kundrejt dollarit

Evropë

Pas një rritjeje afatshkurtër në gusht, Euro pëson rënie kundrejt dollarit

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Sipas të dhënave nga bursa Forex, euro u shit këtë të hënë në orën 12:50 për 1,11175 dollarë, që është 0,46 për qind më pak se dje.

Vlerësimet e para paraprake blic për Eurozonën, Gjermaninë dhe Francën treguan se aktiviteti i sektorit ekonomik u ul sërish në shtator pas një rritjeje afatshkurtër në gusht, e cila ndoshta ishte pasojë e Lojërave Olimpike në Paris.

Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) vendosi më 12 shtator të ulë normën e interesit të depozitave me 25 pikë bazë në 3.5 për qind.

Banka ka lënë të kuptohet për ulje të mëtejshme të normave të interesit për shkak të ngadalësimit të inflacionit dhe rritjes së dobët ekonomike në Eurozonë, raporton Bloomberg.

Siç u tha, BQE pret që norma e inflacionit në eurozonë të jetë 2.5 për qind në 2024 dhe të bjerë në 2.2 për qind në 2025 dhe 1.9 për qind në 2026, që është e njëjtë me parashikimin e qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat