Pak kohë për Putinin që të arrijë atë që e dëshironte në Ukrainë!

Evropë

Pak kohë për Putinin që të arrijë atë që e dëshironte në Ukrainë!

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 15:12
Kyrylo Budanov

Shefi i inteligjencës së Ukrainës beson se afati përfundimtar i Rusisë për të fituar luftën është viti 2026. Ekspertët i japin atij shumë të drejtë por edhe një dush të ftohtë.

Dy vjet e gjysmë pas shpërthimit të luftës, Rusia është ngelë në një moçal të Ukrainës lindore.

Tani shefi i inteligjencës së Ukrainës Kyrylo Budanov beson se presidenti Putin ka hy një kohë të keqe.

Në konferencën e Strategjisë Evropiane të Jaltës në Kiev në fillim të shtatorit, ai tha, sipas Kyiv Independent, se Rusia synon t'i japë fund luftës deri në fillim të vitit 2026.

Arsyeja duhet të jetë e pritshme për shkakun e krizës ekonomike dhe sociale.

– Rusët parashikojnë që rreth verës së vitit 2025, ndikimi negativ në ekonomi do të jetë shumë më  i dukshëm për vendin e tyre, mësohet të ketë thënë në konferencë shefi i inteligjencës K. Budanov!

- Nëse Rusia dështon duke mos fituar deri në atë kohë (në fund të vitit 2025, red.), ata duhet të heqin dorë nga synimi i tyre afatgjatë për të qenë një superfuqi për 30 vitet e ardhshme, citohet Budanov në BT daneze

Shefit të inteligjencës ukrainase i jepen shumë merita, si nga një ekspert norvegjez ashtu edhe nga një danez. Në të njëjtën kohë, ata derdhin ujë të ftohtë në gjakun e tij.

- Ka shumë të vërteta në ato që thotë ai, fillon gjeneral-lejtnant në pension Arne Bård Dalhaug, ish-shefi i mbrojtjes dhe vëzhgues i OSBE-së në Ukrainën lindore.

Pastaj ai vjen me një paralajmërim të madh: se përparimi ushtarak i Ukrainës nuk përfshihet në këtë llogaritje.

- Në mënyrë që Ukraina të vazhdojë të jetë një kundërshtar i denjë dhe që mund të merret me Putinin, ndihma perëndimore dhe amerikane duhet të vazhdojë të rrjedhë, thotë Dalhaug.

Edhe pse Dagbladet pyet disa herë, ai nuk do të japë një afat se sa mendon se do të zgjasë lufta.

Ai shpjegon se rusët kanë gjithashtu pasiguri të mëdha, për shembull rreth furnizimeve nga Irani dhe Koreja e Veriut. Kur Dagbladet përmend zgjedhjet e kësaj vjeshte në SHBA, ku një nga kandidatët është Donald Trump, Dalhaug fillon të qeshë.

– Këtu e shihni pse nuk më vjen mirë që të jap afate, thotë ai dhe Claus Mathiesen, pedagog në Akademinë Daneze të Mbrojtjes.

Të gjithë e shohim se Rusia ka probleme, i thotë ai B.T.

Ai e arsyeton këtë, ndër të tjera me mungesën e punëtorëve për industrinë e armëve, prandaj Putini nuk do të dëshironte të mobilizojë për në fron,  të rinj nga Moska dhe Shën Petersburgu.

Në të njëjtën kohë, pedagogu danez e  ka edhe një “por” të madhe.

- Ukraina ka saktësisht të njëjtat probleme, por edhe është dukshëm më e vogël, thekson ai.

Arne Bård Dalhaug thot se frontet kanë lëvizur pak që nga nëntori 2022, edhe kur merret parasysh përparimi i Rusisë në Donetsk dhe pushtimi i provincës ruse të Kurskut nga Ukrainë.

Ai beson se asnjë nga qëllimet e palëve nuk do të arrihet, as e Ukrainës për të dëbuar rusët, dhe as e Rusisë për të kontrolluar rajonet e Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhya dhe Kherson.

Pra, cili do të jetë përfundimi?

- Ajo që mund të ndodhë është se  frontet të ngurtësohen afërsisht aty ku janë sot, thotë Dalhaug. Për këtë rast, ai parashikon një konflikt të "ngrirë", ku luftimet ngadalësohen dhe ndoshta mbarojnë pa një fitues të qartë.

- Mund të imagjinoni një gjendje të përhershme. Mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, ka ka qenë kështu për më shumë se 70 vjet, thotë Arne Bård Dalhaug.

Edhe pse lufta atje përfundoi me një armëpushim në vitin 1953, sipas Store Norske Leksikon, palët nuk kanë nënshkruar ende një marrëveshje paqeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat