Evropianët, si dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre për të goditur thellë në territorin e Rusisë. Ky është qëndrimi i kryeministres daneze Mette Frederiksen, një prej mbështetësve kryesorë të Ukrainës në luftën ndaj Rusisë.
“Aleatët e Ukrainës duhet të lejojnë përdorimin e armëve që i kanë dhuruara për sulme brenda Rusisë”, tha socialdemokratja në një intervistë me Bloomberg. Sipas saj, perëndimorët duhet të ndalojnë së foluri për “vijat e kuqe” përtej të cilave Vladimir Putin nuk duhet të shkojë, sepse “vija e kuqe më e rëndësishme tashmë ishte kaluar kur rusët hynë në Ukrainë”.
Kryeministrja iu përgjigj pyetjeve të shumta mbi temat më të nxehta të momentit, duke filluar nga përdorimi i armëve perëndimore në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Propozimi im është që t’i jepet fund diskutimeve për vijat e kuqe. Ishte një gabim gjatë kësaj lufte, që t’i diskutoja publikisht, sepse thjesht do të thotë t’u japësh rusëve një kartë shumë të mirë. Shtetet perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, deri më tani i kanë mohuar Ukrainës të drejtën për të përdorur raketat e tyre për të goditur objektivat e vendosura në territorin rus, nga frika e një përshkallëzimi të mprehtë të konfliktit”, tha kryeministrja daneze.
Në intervistë, liderja e socialdemokratëve kritikoi vonesën me të cilën disa vende perëndimore lëvizën për të dërguar armë në Kiev dhe iu përgjigj Moskës lidhur me akuzat kundër NATO-s se donte të shkaktonte një konflikt botëror.
“Kushdo nga Rusia nuk mund të vendosë se çfarë është e drejtë të bëhet brenda NATO-s, në Evropë apo në Ukrainë”, tha Kryesminitrja daneze.
“Ajo që ne shohim sot është se Rusia po afrohet më shumë me Korenë e Veriut dhe Iranin. Dhe nuk mendoj se Rusia do të ishte në gjendje të zhvillonte një luftë në shkallë të gjerë pa ndihmën e Kinës. Pra, ky është një konflikt global, pasojat e të cilit janë tashmë jashtëzakonisht të larta”, shtoi ajo.
Vendi skandinav është donatori më i madh në botë për sa i përket ndihmës për Ukrainën në krahasim me madhësinë e ekonomisë së saj. Qeveria e ka informuar tashmë presidentin ukrainas Zelensky se armët e furnizuara nga Danimarka do të konsiderohen pa kufizime në përdorim, padyshim në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Kopenhageni gjithashtu kohët e fundit filloi të dërgojë fonde drejtpërdrejt në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës për të ndihmuar në zgjerimin e kapacitetit të armëve të vendit. Frederiksen tha se kjo qasje është dëshmuar të jetë më efikase dhe ai madje do të donte të rriste disponueshmërinë e saj.
Së fundi, kryetarja e qeverisë daneze shfaqet shumë e frikësuar nga sjellja ruse në shkallë globale dhe thotë se është skeptike në lidhje me suksesin e mundshëm të negociatave.
“Kur shikon sjelljen e Rusisë, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, në Lindjen e Mesme, në rajonin Sahel të Afrikës, shoh një Rusi që po përpiqet të destabilizojë botën”, tha ajo, duke shtuar se Putin nuk do të ishte i kënaqur (dhe nuk do të ndalet) edhe nëse do të lejohej të merrte Ukrainën ose një pjesë të saj.