Rusia pret rënie të të ardhurave nga nafta dhe gazi

Evropë

Rusia pret rënie të të ardhurave nga nafta dhe gazi

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Moska parashikon se të ardhurat e saj nga shitja e naftës dhe gazit do të bien gjatë tre viteve të ardhshme, pjesërisht për shkak të rënies së çmimeve të energjisë dhe pjesërisht për shkak se të planit më fleksibël tatimor për gjigantin rus të gazit Gazprom.

Sipas një dokumenti, ky burim i të ardhurave të Kremlinit do të bjerë me 14% midis këtij viti dhe 2027, dhe do të ketë ndikim si në luftën e Moskës në Ukrainë, ashtu edhe në shpenzimet e saj gjithnjë në rritje për mbrojtjen dhe forcat e armatosura.

Konkretisht, për vitin e ardhshëm, Moska parashikon që industria ruse e hidrokarbureve do të kontribuojë me 118 miliardë dollarë në ekonominë e saj në taksa.

Në këtë rast do të jetë një kontribut prej 3.3% më pak krahasuar me vlerësimet për vitin aktual.

Të ardhurat vjetore pritet të vazhdojnë të bien gjatë dy viteve të ardhshme. Parashikimet e qeverisë ruse kanë peshë të veçantë pasi të ardhurat nga eksporti i naftës dhe gazit i kanë dhënë deri tani Kremlinit mundësinë për të financuar operacionet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës.

Vlerësimet e Kremlinit vijnë pasi lufta është tashmë në vitin e saj të tretë, me vendet perëndimore që po dërgojnë miliarda dollarë në Kiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat