E rëndë në Itali/ Pas përmbytjeve masive, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja e tij

Evropë

E rëndë në Itali/ Pas përmbytjeve masive, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja e tij

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 15:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e kësaj të marte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Toskanës në Itali. Një foshnjë pesë muajsh dhe gjyshja e tij janë zhdukur, si pasojë e vërshimeve në zonën e Montecatini Val di Cecina.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain e foshnjes, ndërsa mësohet se ishin turistë të huaj dhe kishin qenë në Itali me pushime.

Forcat zjarrfikëse dhe palombarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve, por deri më tani pa asnjë rezultat.

B

anesat dhe tokat bujqësore në zonat janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç Italisë, nga moti i keq është goditur edhe Britania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat