Krim i rëndë në një familje në Itali! Burri ekzekuton gruan, vajzën dhe plagos dy fëmijët e tjerë, më pas kryen vetëvrasje

Evropë

Krim i rëndë në një familje në Itali! Burri ekzekuton gruan, vajzën dhe plagos dy fëmijët e tjerë, më pas kryen vetëvrasje

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një ngjarje makabër është shënuar këtë të mërkurë në Nuoro të Italisë, ku një burrë ekzekutoi gruan, vajzën e tyre, plagosi dy fëmijët e tjerë dhe një fqinj.

Pasi masakroi familjen e tij, burri shkoi në banesën e nënës së tij, ku e qëlloi rëndë në kokë, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një debat mes burrit dhe bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në via Gonario Pinna.

Të plagosurit u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat