Ministrja gjermane i drejtohet ambasadorit rus në OKB: Mund të mashtroni veten tuaj, por jo botën. Putin fshihet pas fëmijëve të rrëmbyer

Evropë

Ministrja gjermane i drejtohet ambasadorit rus në OKB: Mund të mashtroni veten tuaj, por jo botën. Putin fshihet pas fëmijëve të rrëmbyer

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:56
Analena Burbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Burbock, foli me tone të ashpra referuar Vladimir Putin në Nju Jork. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 43-vjeçarja kritikoi Putinin, ndërsa lufta ruse kundër Ukrainës vazhdon ende.

Duke iu drejtuar ambasadorit rus në OKB, Wasili Nebensja, ajo nuk hezitoi të fliste ashpër për presidentin Putin.

“Mund ta mashtroni veten. Burri më i fuqishëm në vendin tuaj mund të fshihet pas vajzave adoleshente që janë rrëmbyer. Por ju nuk mund ta mashtroni botën.”

Sipas të dhënave të qeverisë ukrainase, rusët kanë rrëmbyer të paktën 19,500 fëmijë që nga fillimi i luftës dhe më pak se 400 janë kthyer në familjet e tyre deri më tani. Raportet e mediave tregojnë se disa prej këtyre fëmijëve u shfaqën në faqet e internetit të birësimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat