Kryeministri sllovak Robert Fico ka pranuar një zarf që përmbante një plumb.
“Mund të konfirmojnë se zarfi përmbante një plumb, që është dërguar në adresën e kryeministrit të Sllovakisë”, u tha nga zyra për informim e kryeministrit sllovak.
Zarfi aktualisht po ekzaminohet nga stafi i zyrës sllovake për mbrojtjen e zyrtarëve publikë dhe misioneve diplomatike.
Në maj, Fico ishte qëlluar në qytetin Handlova, pasi një takimi që pati me zyrtarë të kabinetit të tij.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se Ficos iu afruan disa persona që e përshëndesnin – dhe ishte ai momenti kur disa të shtëna armësh u dëgjuan. Kryeministri përfundoi i rrëzuar në tokë.
Ai ishte plagosur në gjoks dhe abdomen, kurse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë për javë të tëra.
Tentimvrasja ishte kryer nga 71-vjeçari Juraj Cintula që mund të ketë lidhje me grupin paramilitar pro-rus Slovenski Branci.