Masakra me 5 viktima në Itali, zbardhet dëshmia e djalit të autorit: Unë mbijetova sepse u shtira si i vdekur

Evropë

Masakra me 5 viktima në Itali, zbardhet dëshmia e djalit të autorit: Unë mbijetova sepse u shtira si i vdekur

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 12:43
Familja italiane

“Ata kanë vdekur të gjithë! Unë shpëtova sepse u shtira si i vdekur”, kështu ka deklaruar 14-vjeçari, i cili i mbijetoi masakrës me 5 viktima në Nuoro të Italisë, të shkaktuar nga babai i tij, Roberto Gleboni.

Ishte pikërisht adoleshenti që u hapi edhe derën policisë kur ata mbërritën në banesë pasi u njoftuan nga fqinjët e familjes.

“Të gjithë po bërtisnin në shtëpi”, deklaroi 14-vjeçari, i cili arriti që t’i mbijetonte masakrës. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ende nuk dihet arsyeja e ngjarjes tragjike. Dëshmia e adoleshentit do të ndihmojë edhe në zbardhjet e ngjarjes, ndërsa deri më tani të gjithë personat e marrë në pyetje nuk kanë qenë në dijeni të mosmarrëveshjeve familjare, ndërsa autorin e ngjarjes, Roberto Gleboni, e kanë përshkruar si një njeri të sjellshëm.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës Roberto Gleboni qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Giuseppina Massetti në banesë pas një debate mes tyre.

Sherri nisi rreth orës 06:30 kur autori u rikthye në shtëpi pasi kishte punuar turn nate.

Ai ishte shtrirë në shtrat pranë bashkëshortes së tij dhe më pas ndodhi masakra.

Fillimisht, autori ekzekutoi të shoqen, dhe qëlloi tre fëmijët e tyre. Vajza 26-vjeçare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy djemtë, 14-vjeçari dhe vëllai i tij Françesko, u dërguan në spital. Por 10-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën, ndërsa është viktima më i vogël i masakrës.

Pasi qëlloi në drejtim të anëtarëve të familjes, Gleboni plagosi edhe fqinjin e tij Paolo Sanna (i cili edhe pronari i shtëpisë ku banonte familja).

59 vjeçari, i cili dyshohet se ka shkuar drejt banesës së çiftit pasi dëgjoi të shtënat, u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por nuk arriti që të mbijetojë.

Më pas, autori shkoi drejt banesës ku jetonte nëna e tij në via Gonario Pinna duke e qëlluar me plumb në kokë 84-vjeçaren, e cila po ashtu u dërgua në spital.

Në fund, autori ktheu armën nga vetja dhe u vetëvra. Vëllai i Glebon, i cili jetonte në banesë me nënën e tij, u shpreh se: “Unë u largova herët, ai do të më kishte vrarë edhe mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat