Ministria e Jashtme britanike lëshoi një thirrje urgjente të premten për të gjithë shtetasit e saj në Liban që të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur, duke përmendur shqetësimet në rritje për situatën e përkeqësuar të sigurisë në rajon.
Në një deklaratë, ministria theksoi nevojën e menjëhershme që qytetarët britanikë të sigurojnë vende në fluturimet e ardhshme jashtë Libanit.
"Ne po punojmë për të rritur kapacitetin dhe për të siguruar vende për shtetasit britanikë që të largohen," tha ministria.
Ministria këshilloi gjithashtu shtetasit britanikë që të regjistrojnë praninë e tyre në Liban për të qenë të informuar për zhvillimet më të fundit.
Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare qe nga fillimi i luftës në Gaza.
Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar kundër sulmeve në Liban, pasi ato ngrenë spektrin e kthimit të konfliktit të Gazës në luftë rajonale. /AA