​Shpërthim në Dagestan të Rusisë

Evropë

​Shpërthim në Dagestan të Rusisë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 22:03
Ilustrim

10 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u lënduan sot si rezultat i një shpërthimi në një pikë karburanti në Dagestan të Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Situatave Emergjente, sipas së cilës shpërthimi ndodhi jashtë kryeqytetit rajonal Makhachkala dhe se ekipet e shpëtimit tashmë kanë vënë zjarrin nën kontroll.

Tetë persona janë në spital, duke përfshirë një në gjendje të rëndë, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Dagenergo, operatori rajonal i energjisë, njoftoi se shpërthimi dëmtoi objektet e energjisë dhe se furnizimi me energji elektrike u ndërpre pjesërisht në lagjet e afërta. Komisioni hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat