Çfarë ndodhi me qenin e Hitlerit pas vdekjes së tij?

Evropë

Çfarë ndodhi me qenin e Hitlerit pas vdekjes së tij?

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 08:36
Qeni i Hitlerit

Adolf Hitleri ishte shumë i afërt me Blondi-n, një pastor gjerman femër që iu dha si këlysh nga sekretari i tij personal Martin Bormann në vitin 1941.

Sipas burimeve të ndryshme, ai ishte aq i dhënë pas tij sa ngjalli xhelozinë e Eva Braun. Të dy kalonin shumë kohë së bashku, madje edhe gjatë takimeve ushtarake, dhe që sipas Hitlerit, Blondi mundi të rrënjosë tek ai një gjendje shpirtërore pozitive, duke e bërë atë më efikas dhe pranues.

Në janar të vitit 1945, diktatori mbyllet në bunkerin e tij në Berlin dhe mori me vete edhe Blondin, i cili pak më vonë lindi pesë këlyshë. Megjithë "dashurinë e madhe" për qenin e tij, ndërsa trupat sovjetike iu afruan Berlinit, Hitleri urdhëroi veterinerin t'i jepte cianid Blondi-t dhe më pas kreu vetëvrasje të nesërmen, më 30 prill.

Katër nga pesë këlyshët u vranë pak më vonë nga duart e oficerit Fritz Tornow. I pesti iu besua motrës së Eva Braun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat