Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka publikuar një përditësim për numrin e të vdekurve në sulmet e së shtunës në një qendër mjekësore në Sumy.
Tetë persona janë vrarë nga sulmet ruse, me 11 të tjerë të plagosur. Zelensky tha se 113 pacientë janë evakuuar nga spitali.
“Çdokush në botë që flet për këtë luftë duhet t’i kushtojë vëmendje asaj që synon Rusia,” shkroi Zelenskyy në X.
“Ata po bëjnë luftë ndaj spitaleve, objekteve civile dhe jetëve të njerëzve. Vetëm forca mund ta detyrojë Rusinë në paqe. Paqja përmes forcës është e vetmja rrugë e drejtë.”