Ku është mbrojtja ajrore për vendet Baltike?

Evropë

Ku është mbrojtja ajrore për vendet Baltike?

Nga: H.Rafuna Më: 28 shtator 2024 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Në një perspektivë afatgjate këto masa do të mbrojnë kundër sulmeve "hibride", siç është dërgimi i emigrantëve në kufi dhe sulmet konvencionale në formën e një pushtimi tokësor. Ndër të tjera janë nxjerrë mësime nga lufta në Ukrainë, një luftë e karakterizuar me shumë çka nga lufta e modës së vjetër nëpër  llogore dhe deri te lufta me dronë e teknologjisë së lartë, një luftë elektronike me sisteme të avancuara. Nuk është e thjesht që të ngrehësh një gardh apo një hendek, si të thuash, thotë Kjell Inge Bjerga, profesor i historisë së mbrojtjes dhe drejtor i Institutit për Studime të Mbrojtjes (IFS) për NRK, kur dihet de ka sisteme që përdorin teknologji të reja, sisteme mbikqyrjeje, sisteme drone të inteligjencës artificiale dhe më gjerë, që mund të jenë kombinuara me masat tradicionale të bllokimit fizik, thekson ai.

Tani për tani Rusia nuk është një rrezik për NATO-n, thotë Bjerga. Ata janë të nxënë me luftën në Ukrainë, kurse në planin afatgjatë, është e pa mundëshme me hamendësue, sepse situata edhe mund të ndryshoj, sidomos nëse Rusia do të fitonte luftën në Ukrainë prandaj kjo do të ishte një katastrofë për sigurinë e pjesës tjetër të Evropës.

Dihet se në këto vitet e fundit, e gjithë shoqëria ruse ka qenë e orientuar drejt luftës, ata kanë hyrë në një "ekonomi lufte", prandaj nëse Rusia fiton në Ukrainë, kjo do të jetë lehtësisht në gjendje të armatoset përsëri, thotë Bjerga!

Nga kjo perspektivë po zhvillohen mbrojtjet në vendet evropiane, duke përfshirë krijimin e barrierave kufitare në Finlandë, Baltik dhe Poloni.

Finlanda është vendi i NATO-s me kufirin më të gjatë me Rusinë. Deri në vitin 2026, planet e tyre janë që të ndërtojnë një gardh përgjatë 200 kilometrave. Kurse për pjesën më të madhe në Finlandën jugore, Finlanda duhet të ketë një aftësi të pavarur dhe të besueshme për të ruajtur dhe për të sigurua kufirin. Prandaj, gardhi kufitar lindor që do të ndërtohet është një pjesë e rëndësishme e kësaj strategjie, shkruan roja kufitare finlandeze në një e-mail drejtuar NRK-së.

Detyra kryesore e gardhit është të ndalojë emigrantët të cilët përpiqen të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale. Askush nuk mendoi për një gardh kufiri përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i tha agjencisë së lajmeve AP, gjenerali brigadës, Jari Tolppanen….)

Shtetet baltike janë të vogla, ato mund të përballen me Rusinë dhe Bjellorusinë me shpinë nga Deti Baltik dhe në enklavën ruse të Kaliningradit. Peizazhi është i sheshtë, por në parim, është tepër e lehtë për një forcë pushtuese të rrokulliset mbi kufirin dhe të vazhdojë në Detin Baltik!

Kështu që shtetet Baltike janë shumë të prekshme ndaj një pushtimi tokësor, thotë Kjell Inge Bjerga, prandaj për të mbrojtur veten e tyre, ato  janë tepët shumë të m’varura nga vendosja e masave shtesë, bllokuese. Estonia ka propozuar një rrjet prej 600 bunkerësh,kjo është diskutuar ndër të tjera nga faqja në internet e mbrojtjes Breaking Defense.

Pra, vendet Baltike janë gjithashtu në procesin e prodhimit dhe ruajtjes së barrierave nga betoni, metali dhe telave me gjemba që mund të vendosen shumë shpejt. Në Lituani, do të krijohen depo të shumta me barrikada të tilla, thekson Daivis Petraitis, profesor i studimeve të luftës dhe konfliktit në Kolegjin e Mbrojtjes së Balltikut, shkruan Petraitis në një email drejtuar NRK-së. Krijimi i zonave kundër lëvizjes me ndihmën e këtyre masave dhe përdorimi i minave tokësore do të kufizojë aftësinë e një sulmuesi të mundshëm për të manovruar lirshëm shton ai! Përveç kësaj, gardhet e ndërtuara tashmë përgjatë gjithë kufirit të Letonisë dhe Lituanisë me Bjellorusinë do të bëhen pjesë e linjës së mbrojtjes. , shkruan studiuesja Justina Budginaite-Froehly në qendrën e mendimit Qendra për Analizën e Politikave Evropiane (Cepa). Në Poloni, peizazhi është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e planeve të Shtabit të Përgjithshëm polak. Aty del se deri në vitin 2028 duhet të sigurohen rreth 700 kilometra kufiri që është afërsisht deri në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë dhe në enklavën ruse të Kaliningradit!

Arsyeja kryesore për prezantimin e këtij programi është rritja e qëndrueshmërisë së vendit, frenimi dhe përgatitja e mbrojtjes së rajoneve tha gjenerali Wieslaw Kukula, shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Planet ndahen në katër pjesë:

-Forcimi i masave për të parandaluar sulmet e befasishme.

-Masa për të kufizuar aftësinë e armikut për të ecur përpara (bllokimi i masave dhe llogoreve).

-Masat për të siguruar aftësinë e forcave tona dhe të aleatëve për të përparuar.

-Masat për të garantuar sigurinë e forcave tona dhe të civilëve.

Shield East bazohet më shumë në përvojë historike me llojin e masave bllokuese, ku përdoret terreni dhe vegjetacioni, të kombinuara me ndërtimin e barrierave fizike, të cilat do të ngadalësojnë ndjeshëm një pushtim me forcë, thekson historiani ushtarak, Kjell Inge Bjerga në IFS!

Planet kanë hy në fuqi pasi vendet e NATO-s ranë dakord për një koncept të ri strategjik në vitin 2022. Ai thotë se NATO është "e vendosur të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat".

“Lufta e Rusisë në Ukrainë ka treguar se, përveç pajisjeve, municioneve dhe personelit, janë të nevojshme edhe instalimet  mbrojtëse fizike në kufi për të mbrojtur Estoninë që në metrin e parë”, tha ministri estonez i Mbrojtjes Hanno Pevkur në një deklaratë për shtyp në janarin e këtij viti në Baltik, thotë Viljar Veebel, studiues në Kolegjin Baltik të Mbrojtjes me fokus Estoninë. Midis vijave për këtë doktrinë mund të thuhet se, për sa kohë kemi parandalimin e NATO-s, nuk kemi nevojë të shpenzojmë burime për mbrojtjen e territorit, thotë Veebel për NRK-në….)

Linja e Mbrojtjes Baltike është një projekt ambicioz, por Veebel është kritik ëdhe pyet se sa mirë do të funksionon kjo në të vërtetë?

Një mbrojtje e suksesshme duhet të përfshijë edhe mbrojtjen ajrore, planet për të mbrojtur vendet nga një pushtim nga deti, infrastrukturën rreth punimeve të mbrojtjes dhe, jo më pak, mbështetjen në popullatë, sepse popullata rusisht-folëse, mund të gjejë mbështetjen për Rusinë! Së dyti, ai beson se progresi po ngadalësohet nga burokracia. Ju duhet të siguroni të drejtën për të ndërtuar në tokë private!

Problemet ligjore me pronarët e tokave janë aq burokratike saqë lufta në Ukrainë mund të përfundojë para se të marrim diçka të tillë në funksionon, thotë gjithashtu Kjell Inge Bjerga nga Departamenti i Studimeve të Mbrojtjes, prandaj nuk duhet "të ekzagjerojë rëndësinë e masave kufizuese. Këto janë pjesë të vogla në një enigmë shumë më të madhe". Ndërtimi i gardheve dhe gërmimi i hendeqeve është vetëm një pjesë e vogël e planeve të mëdha të NATO-s, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat