​Turqia mohon marrëveshjen për deportim nga Gjermania

Evropë

​Turqia mohon marrëveshjen për deportim nga Gjermania

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 21:24
Ilustrim

Qeveria turke ka mohuar ekzistimin e marrëveshjes me Gjermaninë për deportimin e qindra personave nga ky shtet drejt Turqisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Öncü Keçeli shkroi në X se njoftimet e mediave gjermane për kthimin e shtetasve turq pa të drejtë qëndrimi të ligjshëm nuk janë të vërteta.

“Asnjë praktikë e tillë në lidhje me dëbimin masiv të qytetarëve tanë nuk u miratua. Çështja nuk ishte në agjendën e një takimi midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz në Nju Jork më 23 shtator, siç pretendohet,” shtoi ai.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung raportoi të premten se Gjermania kishte filluar dëbimin e qindra njerëzve në Turqi pas një marrëveshjeje me qeverinë turke. Fillimisht, gjithsej 200 persona do të silleshin në Turqi me disa fluturime të rregullta, sipas mediumit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat