Ky thuhet të jetë momenti kur trupat ukrainase përdorën dronë për të “nxjerrë nga loja” dy ushtarë rusë që hipnin në një “jet ski”.
Sipas mediave të huaja, pamjet kanë kapur momentin kur ushtarët e Vladimir Putinit janë sulmuar dhe eliminuar në një goditje të saktë nga një dron në lumin Dnipro.
Ato tregojnë ushtarët rusë që kalojnë me shpejtësi përgjatë ujit, ndërsa një dron i ndjek pas.
Dhe kur droni përplaset në pjesën e pasme të “jet ski”, ai shpërthen në një top zjarri – duke u fundosur.
Një nga ushtarët raportohet se u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri po largohej me not.