Qyteti i Milanos nuk do që aeroporti i tij të quhet Berlusconi, kërkesa në gjykatë

Evropë

Qyteti i Milanos nuk do që aeroporti i tij të quhet Berlusconi, kërkesa në gjykatë

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 08:09
Silvio Berlusconi.

Qyteti i Milanos apeloi në një gjykatë në Lombardi kundër vendimit për të riemërtuar aeroportin kryesor të qytetit me emrin e ish-kryeministrit të ndjerë italian Silvio Berlusconi.

Në këtë mënyrë, autoritetet e qytetit po përpiqen të bllokojnë nismën e ministrit italian të Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, për të emëruar aeroportin e Milanos me emrin Berlusconi, raporton Guardian.

Salvini kërkoi që aeroporti të merrte emrin e Berlusconit pasi ai vdiq në qershor të vitit të kaluar dhe miratoi planin këtë verë pasi autoriteti i aviacionit civil të Italisë – Enac – i dha dritën jeshile.

Zakonisht kalojnë 10 vjet pas vdekjes së një personi të famshëm përpara se një vend publik të mund të emërtohet me emrin e tij.

Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala pretendon se Salvini e bëri këtë veprim pa përfshirë kompaninë që menaxhon aeroportin – SEA ose këshillat lokale.

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të ndalojë planin për të riemërtuar aeroportin Malpensa të Milanos dhe ka pasur protesta kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat