Dy viktima nga zjarret në Greqi, evakuohen disa fshatra

Evropë

Dy viktima nga zjarret në Greqi, evakuohen disa fshatra

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 2 persona humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit shpërtheu në një pyll në jug të Greqisë.

Flakët u përhapën me shpejtësi të dielën pranë Ksilokastro, në rajonin e Peloponezit.

Shumë fshatra u urdhëruan të evakuohen si një masë paraprake. Shërbimi zjarrfikës njoftoi se rreth 350 zjarrfikës, të ndihmuar nga 18 avionë që hedhin ujë, arritën të vënë nën kontroll flakët në masë të madhe, që rezultuan fatale për 2 banorët lokalë.

Viktimat janë të moshave 35 dhe 40 vjeç, të cilët humbën jetën po tentonin të ndihmonin një mikun e tyre për të shuar zjarrin. Njëri prej tyre ishte baba i tre fëmijëve ndërsa i dyti ishte në pritje të fëmijë së tretë.

Sipas mediave greke, 35-vjeçari dhe 40-vjeçari kanë marrë motorët mbrëmjen e së dielës dhe janë nisur drejt të njohurit të tyre për ta ndihmuar. Ndonëse gjatë rrugës ata u përballën me zjarrfikësit të cilët u kërkuan që të kthehen pas rrezikut të lartë, ata nuk i dëgjuan. Greqia, si vendet e tjera të Evropës Jugore, rrënohet nga zjarret çdo verë që janë përkeqësuar nga ngrohja globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat