Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse në Kherson, të paktën 7 viktima

Evropë

Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse në Kherson, të paktën 7 viktima

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Të paktën 7 persona u vranë në një sulm nga forcat ruse këtë mëngjes pranë një tregu në qendër të Kherson.

Kherson është qyteti i madh në Ukrainën jugore që ndodhet pranë vijës së frontit.

“Tre gra dhe katër burra” humbën jetën në këtë sulm, i cili me sa duket u krye me ndihmën e artilerisë, sqaroi prokuroria e përgjithshme.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan sot se rrëzuan 29 nga 32 mjete ajrore të nisura nga Rusia në sulmet e realizuara gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat