Të shtëna me armë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte jashtë ambasadës izraelite në Suedi.
Ngjarja ka ndodhur në Stokholm, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ambasada izraelite është rrethuar nga forca të shumta policore.
Sipas informacioneve të deritanishme nuk dihet nëse ngjarja lidhet me ndonjë akt të mundshëm terrorist.
Kujtojmë se mbrëmjen e kësaj të marte, 6 persona humbën jetën dhe 9 të tjetër u plagosën si pasojë e një sulmi terrorist me armë dhe thikë në Jaffa, të Izraelit.