Shpërthimet pranë ambasadës izraelite në Danimarkë, arrestohen tre persona

Evropë

Shpërthimet pranë ambasadës izraelite në Danimarkë, arrestohen tre persona

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 15:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë arrestuar në lidhje me dy shpërthimet që ndodhën mbrëmjen e së martës pranë ambasadës izraelite në periferi të Kopenhagen, njoftoi policia daneze.

“Dy burra u arrestuan në një tren në Stacionin Qendror të Kopenhagen. Përveç kësaj, më herët sot ne arrestuam një burrë diku tjetër në Kopenhagë,”, njoftoi policia.

Nga shpërthimet nuk pati të lënduar.

“Është e qartë se ambasada izraelite është shumë afër dhe ky është sigurisht gjithashtu një fakt që ne po shqyrtojmë”, shtoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat