Dielli përvëlues shihet lart mbi kullotat dhe arat e fshatit Gornje Nedeljice. Nga kodra e stolisur nga Kisha e Shën Gjergjit, kryetari i bashkësisë lokale, Dragan Karajçiq, vështron me mendime fushën e gjerë të luginës së Jadrës.
Të gjitha këto vende, 'zonat më pjellore' dhe me rezervat më të mëdha të ujit nëntokësor në Serbi, duhet të kthehen në një minierë, thotë ai duke tundur kokën: 'Evropa dëshiron të na shndërrojë në një depozitë mbeturinash dhe të na sakrifikojë për nevojat e industrisë së saj. Por ne nuk do ta lejojmë këtë. Edhe nëse humbim jetën në këtë proces”, citon gazeta gjermane Reinische Post.
Në raportin e autorit Thomas Roser, theksohet se, "sipas dëshirës së Brukselit dhe Berlinit”, një pjesë e kërkesës për litium duhet të mbulohet nga Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, sepse është koha që të reduktohet varësia nga importi i kësaj lënde të parë nga Kina.
Kujtohet gjithashtu se kancelari gjerman Olaf Scholz siguroi në korrik në Beograd se minierat e litiumit "do të krijojnë vende pune, prosperitet dhe vlerë të shtuar", se do të kryhet sipas "standardeve më të larta ekologjike". Ai përgëzoi mikpritësin Vuçiqpër guximin e tij.
"Pse gjermanët s'e sjellin Rio Tinton në vendin e tyre?"
"Nga këndvështrimi i atyre që janë prekur, gjërat duken ndryshe”, shkruan Reinische Post. "Mijëra vendet e punës që do të hapeshein në minierë janë në kundërshtim me jetën e njëzet mijë njerëzve sa jetojnë këtu, e "pothuajse të gjithë jetojnë nga bujqësia", thotë fermeri Zhivko Petkoviq.
Gazeta gjermane kujton fjalët e Sekretares së Shtetit nga radhët e të Gjelbërve gjermanë, Franciska Brantner, me të cilat ajo justifikoi mbështetjen e Berlinit për minierën: "Rio Tinto ka rishikuar konceptin e tij të punës dhe është angazhuar për të përmbushur kërkesat e BE-së”. Por "ndërsa minierat e litiumit në Serbi hasën në skepticizmin e shumicës", Brantner shpjegon lobimin e Berlinit edhe me arsye gjeopolitike: "Ne po parandalojmë ndikimin kinez në burime të rëndësishme evropiane të lëndëve të para për këtë metal të rrallë".
"3,6 për qind e burimeve botërore të litiumit gjenden në Gjermani, ndërsa në vendin tonë ka vetëm 1,2 për qind,” thotë prodhuesi i qumështit Zlatko Kokanoviq. Pse gjermanët nuk e sjellin Rio Tinton në vendin e tyre nëse mendojnë se planet janë kaq të bukura?'
Kryetari i bashkisë Karajçiq thotë: "Evropa duhet të bëhet e gjelbër me makina elektrike, ndërsa ne të mbetemi me deponitë, të sëmuremi nga kanceri dhe të kemi ujëra nëntokësore të ndotura".
Refuzimet e qytetarëve
"Nuk është për fermerët në Luginën e Jadrës problem vetëm eko-imazhi i keq i Rio Tintos, i cili ka qenë objektiv i kritikave të ashpra nga ambientalistët për dekada të tëra. Burrat e mbledhur nën lisin e fshatit e konsiderojnë tallje që shteti serb duhet të jetë garantues i respektimit të rregulloreve mjedisore të BE-së. Në Serbi, thonë ata, nuk ka shtet kushtetues funksional. Këtu ka 'vendimmarrës të korruptuar' që mund të korruptohen e korruptohen, thotë Kokanoviq. Ka disa ligje, por ato zbatohen keq. Gjithçka është lënë në duart e investitorëve të mëdhenj'”.
"Një gjel thyen heshtjen e mesditës. Një makinë Skoda me targa Beogradi sillet vërdallë nëpër fshat. "Janë nga shërbimi sekret”, thotë Kokanoviq dhe ngre supet: "Qeveria na shan si tradhtarë dhe eko-terroristë”.
"Presidenti Vuçiq fillimisht i përshkroi si "pijanecë" ata që protestojnë. Fermerët nga Lugina e Jadrës u tallën si dhe nënvlerësuan tërërisht", thotë Kokanoviq. Por pesë fermerë nga kjo zonë themeluan nismën civile 'Ne damo Jadar' (Nuk e japim Jadar), ndërkohë që qindra mijëra njerëz e mbështetin këtë nismë dhe protestojnë kundër minierave të litiumit në këto zoa. Atje mund të takosh ekipe të panumërta televizive dhe të mediave 'nga e gjithë bota'. 'Ne thyem bllokadën mediatike", thotë ai. Kjo është arsyeja pse regjimi tani na ka në shënjestër me të gjitha mediat e tij”.
Planet e Berlinit
Mediat gjermane shkruajnë se aleanca e litiumit e Berlinit me "kameleonin politik" Vuçiq, jo vetëm që i zhgënjeu ashpër forcat e reformës pro-evropiane, por " zgjoi edhe ndjenjat antigjermane" në luginën e Jadrës, ku ka pasur beteja të ashpra në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Disa përmendore kujtojnë vrasjen këtu të më shumë se 2600 civilëve nga forcat gjermane. "Sa herë që gjermanët na garantojnë diçka, ne më pas jemi 25 për qind më pak”, thotë Karajçiq i indinjuar thellë me planet për litiumin.
Memorandumi i litiumit që Beogradi nënshkroi me BE-në në korrik nuk garanton "asgjë", thotë Kokanoviq. Por ai nënvizon se "Scholz na ndihmoi shumë, sepse pas ardhjes së tij në Beograd për të mbështetur minierat e litiumit, shumë më tepër njerëz kanë dalë në rrugë kundër minierës"./DW