Atentat mafioz në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari/ Autori shtie me breshëri dhe largohet…

Evropë

Atentat mafioz në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari/ Autori shtie me breshëri dhe largohet…

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, pak para orës 22:00, në Gartenstrasse (Göppingen-Baden-Württemberg). Si pasojë e të shtënave në një ‘shisha bar’ ka humbur jetën një 29-vjeçar, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona tv tjerë.

Autori i sulmit është larguar menjëherë. Sipas policisë gjermane, autori i veshur me rroba të zeza, është larguar nga vendi i krimit në këmbë.

Policia ka mbërritur në qendër të qytetit me një kontigjent të madh dhe ka rrethuar zonën përreth lokalit.

Në fotot e operacionit, ndër të tjera shfaqen edhe policë të maskuar të armatosur me automatikë.

Një zëdhënës i policisë fillimisht nuk deshi të komentojë se çfarë ndodhi saktësisht në qendër të qytetit Göppingen. Qyteti Swabian ndodhet rreth 40 kilometra në lindje të Shtutgartit (Baden-Württemberg).

Nuk dihet ende se kush janë viktima dhe të plagosurit dhe çfarë raporti ka pasur autori me ta. Policia kriminale ka marrë përsipër hetimet.

Është gjithashtu e paqartë nëse krimi ka ndonjë lidhje me përplasjet e përgjakshme midis dy grupeve rivale në zonën më të madhe të Shtutgartit .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat