Rutte vizitën e parë si shef i NATO-s e realizon në Ukrainë, Zelensky duket shumë i lumtur

Evropë

Rutte vizitën e parë si shef i NATO-s e realizon në Ukrainë, Zelensky duket shumë i lumtur

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 13:41
Foto nga takimi

Mark Rutte, shefi i ri i NATO-s, e ka nisur mandatin me një vizitë në Ukrainë. Kjo është vizita e tij e parë në këtë rol.

Për lajmin ka njoftuar në profilin e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili teksa ka ndarë fotografitë e takimit shihet shumë i lumtur krahë Rutte.

“Vizita e parë e Mark Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s është në Ukrainë, dhe kjo është vërtet domethënëse”, shkruan Zelensky.

“Objektivi ynë kyç, natyrisht, mbetet anëtarësimi i plotë i Ukrainës në Aleancë. Sot, diskutuam gjithashtu për Planin e Fitores së Ukrainës, situatën në fushëbetejë, nevojat aktuale të trupave tona, si dhe nevojat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe bashkëpunimin shtesë me fqinjët tanë”.

“Me afrimin e dimrit, është shumë e rëndësishme të zbatohen të gjitha marrëveshjet në lidhje me mbrojtjen ajrore, veçanërisht ato që u diskutuan në samitin e NATO-s në Uashington”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat