BBC ka anuluar një intervistë me Boris Johnsonin, pasi Laura Kuenssberg i dërgoi aksidentalisht ish-kryeministrit shënimet e saj informuese.
Kuenssberg, i cila moderon emisionin të së dielës, tha se “nuk ka kuptim të pretendosh se është diçka tjetër përveçse e turpshme dhe zhgënjyese”.
Duke zbuluar gabimin në X, ajo tha se ishte duke u përgatitur të intervistonte Johnsonin sot dhe “gabimisht i dërgoi shënimet informuese atij në një mesazh të destinuar për ekipin e saj”.
“Kjo padyshim do të thotë se nuk është e drejtë që intervista të vazhdojë”, shtoi ajo.
Ish-redaktorja politike e BBC-së, tha se ishte “zhgënjyese” dhe se ka “shumë pyetje të rëndësishme për t’u bërë”.
“Por duhet lënë mënjanë fytyrën e skuqur, ndershmëria është politika më e mirë”, shtoi Kuenssberg.
Intervista me Johnsonin do të transmetohej në një program special 30-minutësh të enjten në mbrëmje, dhe ishte promovuar shumë nga BBC për dy javët e fundit.