Në fillim të gushtit, forcat ukrainase nga batalione të ndryshme – hynë në rajonin Kursk të Rusisë, duke kapur me shpejtësi një territor të rëndësishëm të mbrojtur nga ushtarë rusë të papërgatitur.
Ishte një lëvizje e rrezikshme. Ata i kushtuan këtij inkursioni rëndësi të madhe, duke dërguar njësi të pajisura mirë.
Rreth fshatit Veseloe në rajon, Brigada e 21-të e mekanizuar e ushtrisë ukrainase dhe njësitë mbështetëse po luftojnë me garnizonin lokal rus, duke manovruar nëpër fusha për të ekspozuar vrimat në mbrojtjen ruse.
Me sa duket, qëllimi i tyre është të drejtohen në lindje dhe të bashkohen me detashmentet kryesore të Ukrainës dhe të rrethojnë trupat e mbetura ruse rreth fshatit.
Është një luftë e ashpër dhe kaotike për Brigadën e 21-të të Mekanizuar dhe Batalionin e 225-të, të cilët janë parë në Kursk me automjete luftarake CV90 të prodhimit suedez dhe tanke nga Suedia dhe Gjermania. Këto janë disa nga automjetet më të mira në inventarin e Ukrainës.
Çdo Strv 122 dhe Leopard 2A6 është jashtëzakonisht i vlefshëm. Pamjet e publikuara në fund të muajit të kaluar, tregojnë një Strv 122 si dhe tanket gjermane Leopard – dëshmi se këto armë moderne janë përdorur për inkursionin në Kursk.