Italia njoftoi sot një dekret të ri që synon rregullimin e migracionit, duke adresuar hyrjet e ligjshme dhe të parregullta.
I miratuar gjatë një mbledhjeje të kabinetit, dekreti fokusohet në nevojat për fuqi punëtore emigrante, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe bujqësisë, duke trajtuar gjithashtu çështje më të gjera të migracionit, raporton Rainews.
Ministri i Jashtëm Antonio Tajani ndau detaje të dekretit, i cili lejon kërkesën që misionet diplomatike italiane të njoftojnë aplikantët për refuzimin e vizave.
Ai gjithashtu prezanton regjistrimin e detyrueshëm të gjurmëve të gishtërinjve për shtetasit e huaj që aplikojnë për një vizë italiane dhe imponon një kontroll më të ashpër ndaj aplikantëve nga vende si Pakistani, Bangladeshi dhe Shri Lanka.
Për më tepër, dekreti lejon 10 mijë leje për kujdestarët, në përputhje me nevojat e popullsisë së moshuar të Italisë dhe u siguron migrantëve që humbasin punën e tyre në bujqësi një afat 60-ditor për të siguruar punësim të ri.
Më tej, ai kërkon që anijet e shpëtimit të emigrantëve të raportojnë menjëherë incidentet në det tek autoritetet italiane dhe u jep zyrtarëve të drejtën të inspektojnë telefonat celularë të azilkërkuesve për të verifikuar identitetin dhe kombësinë e tyre.