Aeroplani ukrainas hedh raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropë

Aeroplani ukrainas hedh raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Një aeroplan i ushtrisë ukrainase është filmuar duke lëshuar raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, që po avanconin në drejtim të një qyteti në lindje të Ukrainës.

Pamjet e filmuara nga droni, shfaqin sulmet në atë çfarë është përshkruar si, “dy qendra komanduese dhe trupa masive në formacion që avanconin ngadalë drejt Pokrovskut”.

Detajet lidhur me atë nëse personeli ushtarak ruse është vrarë apo plagosur nuk janë bërë të qarta menjëherë.

Sulmi ka ndodhur në ora 11 të paradites së të premtes në qytetin e Avdiivkas – që është nën kontrollin e rusëve që nga shkurti. Komandantët rusë kishin shpërndarë trupat dhe pajisjet ushtarake në zonat e pushtuara të Donetskut, si pjesë e ofensivës që synohej të nisej në Pokrovsk.

“Forcat ukrainase përdorën raketa Storm Shadow-Scalp që i janë dhënë nga kombet perëndimore”, u tha në kumtesën e ukrainasve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat