Në Jabllanicë të Bosnjës shpallen tre ditë zie për viktimat e vërshimeve

Evropë

Në Jabllanicë të Bosnjës shpallen tre ditë zie për viktimat e vërshimeve

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 12:47
Bosnje

Kryetari i komunës së Jabllanicës së Bosnjës, Damir Shabanoviq, i ka shpallur ditë zie për viktimat e vërshimeve në këtë zonë.

Ditët e zisë shënohen me uljen e flamujve në gjysmështizë në objektet e komunës dhe institucioneve publike të themeluara nga komuna e Jabllanicës.

Deri më tani, trupat e 15 personave janë gjetur në zonën e Jabllanicës dhe Konjiqit.

Ndërsa kërkimet janë ende në vazhdim për 10 deri në 15 persona të zhdukur, raporton Aljazeera Balkans.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat